` . Hetimet e PSP-së, arrestohet Orce Kamçev – TV-SHENJA

Hetimet e PSP-së, arrestohet Orce Kamçev

Biznesmeni i njohur Orce Kamçev, së bashku me pronarin e kompanisë “Pelisterka”, janë në mesin e pesë të arrestuarve nga policia, pas bastisjeve në orët e hershme të mëngjesit nëpër disa lokacione. PSP i arrestoi për shkak të dyshimeve për bashkim kriminel, pastrim parash, keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në rastin e ri “Perandoria”. Në mesin e të dyshuarve janë edhe disa familjarëve të tjerë të Kamçevit si Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçevska, si dhe Nenad Josifoviç, Cvetan Pandeleski, Zorica Arsovska, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviç, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev, Sasho Mijallkov dhe Jovançe Taskovski të cilët bëjnë pjesë një rrjetin kriminel. Nga zyra për informim e PSP-së thonë se hetimit po zgjerohet dhe se ka gjasa që numri i të dyshuarve të shkojë edhe më lartë. Prokuroria Speciale siguron se ka mbledhur mjaftë prova me të cilat vëretohen veprat e të dyshuarve. Dyshimi i bazuar i PSP-së është se prej vitit 2002 e deri në vitin 2013, të dyshuarit i kanë bërë mashtrimet vetë dhe nëpërmjet firmave të tyre. PSP qartësoi se gjatë ditës së sotme me asistencë policore ka bastisur 12 lokaliete dhe gjatë bastisjes janë arrestuar pesë persona. Të njëjtit gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake dhe për to do të kërkohen masa të kujdesit që të sigurohen gjatë procedurës penale. Por përveç atyre personalisht, PSP do të kërkojë edhe ngrirje të pasurive që janë pjesë e hetimit.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/