` . Hera e parë që ndodh, fituesi në fuqi s’është kandidat për Topin e Artë - TV-SHENJA

Hera e parë që ndodh, fituesi në fuqi s’është kandidat për Topin e Artë

Luka Modric, fituesi në fuqi i i Topit të Artë, nuk është në listën e 30 kandidatëve, të publikuar nga “France Football”, për ta fituar këtë çmim individual në edicionin aktual. Është hera që ndodh që kur kanë nisur të aplikohet sistemi i nominimeve.
Në listën e aspirantëve për të fituar këtë vit janë dy lojtarë të Real Madridit, Benzema dhe Hazard, edhe pse ky i fundit e ka fituar nominimin falë paraqitjeve te Chelsea gjatë sezonit të kaluar.
Përjashtimi i Modricit certifikon momentin jo fort pozitiv të kroatit dhe të vetë Real Madridit, që në sfidën e fundit u mposht nga Mallorca në La Liga, duke humbur madje edhe kryesimin e kampionatit, që ia rrëmbeu Barcelona. Edhe në Champions ecuria e “Los Blancos” nuk ka qenë pozitive, me vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para në grup. 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm në sfidën e sotme mes Galatasaray-t dhe Realit në Stamboll për arsye dëmtimi. Kroat është ndalur për herë të dytë në këtë sezon për shkaqe fizike.
Sezoni 2019-2020 ka nisur keq për të: vetëm 5 ndeshje në total, 4 në La Liga dhe 1 në Champions, një ndëshkim me karton të kuq në javën e parë të kampionatit kundër Celta Vigos dhe vetëm 1 gol i shënuar.
Kontrata e tij me Realin skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe pas kuintave kanë nisur manovra të mëdha për të rrëmbyer kroatin.
Edhe pse 34 vjeç, Modric mbetet një lojtar klasi, i aftë për të bërë diferencën në fushë. Si Milani ashtu edhe Interi po “përgjojnë” pas dritares. Milani mund të shfrytëzojë kartën “Boban” (janë bashkëkombës), ndërsa tek Interi do të gjente shokun e tij të skuadrës në përfaqësuesen kroate, Brozovic.