` . Hendboll, Maqedonia kualifikohet në Kampionatin Botëror – TV SHENJA

Hendboll, Maqedonia kualifikohet në Kampionatin Botëror

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, është kualifikuar në Kampionatin Botëror, pasi mundi Turqinë me rezultat 39:19.

Pas triumfit bindës të Portugalisë ndaj Polonisë, shpresave tw vendit iu nevojitej fitore me 19 gola diferencë ndaj turqve për të siguruar kualifikimin në botëror, ndërsa djemt e Ilija Temelkovskit arritën të regjistrojnë fitore me një gol më shumë se objektivi paralajmruar.

Mice Shilegov ishte golashënuesi më i mirë i takimit, duke realizuar 10 gola, ndërsa Taleski dhe Palevski realizuan gjegjësisht nga 9 dhe 7 gola. Ndërkohë, Kampionati Botëror në hendboll për moshat e reja deri 21 vjeç, do të nis me 17 korrik të kësaj vere në Algjeri.

Aziz Sahiti /SHENJA/

Postime të Ngjajshme