` . Hazard në Real pritet t'i marrë 24 milionë euro në sezon - TV-SHENJA

Hazard në Real pritet t’i marrë 24 milionë euro në sezon

Real Madrid po përgatitet për ndryshime të mëdha në merkaton e verës. Emri i parë që pritet të zyrtarizohet gjatë qershorit me shumë mundësi do të jetë Eden Hazard, për të cilin po përgatitet një kontratë faraonike: 24 milionë euro në sezon.

Sipas të përditshmes “The Sun”, Chelsea është gati për ta shitur 28-vjeçarin për 100 milionë sterlina (116 milionë euro), ndërkohë që Florentino Perez i ofron lojtarit 400 mijë sterlina në javë, duke arritur shifrën e 24 milionë eurove në sezon.

Një shifër e frikshme që Real i ka paguar deri më tani vetëm për Cristiano Ronaldon, ndërkohë që Gareth Bale përfiton 15 milionë euro në sezon dhe Sergio Ramos 10.2 milionë euro në sezon.