` . Haradinaj i qeras me ëmbëlsira policët (Foto) - TV-SHENJA

Haradinaj i qeras me ëmbëlsira policët (Foto)

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e Kurban Bajramit me oficerët e Policisë së Kosovës.

Ai iu ka shpërndarë ëmbëlsira dhe kafe atyre, si traditë e kësaj feste.

“Mëngjesin e kësaj dite feste e nisëm bashkë me Policët e Kosovës, me kafe e ëmbëlsira!”, shkroi ai në Facebook. Ndërsa, shefi i ekzekutivit uroi edhe besimtarët myslimanë duke përcjellë mesazhin e kësaj feste që është solidariteti dhe shtrirja e dorës për nevojtarët./KosovaPress/