` . Haradinaj për vizitën e Zaevit: Pavarësisht vështirësive, mund t’i thellojmë raportet dypalëshe – TV-SHENJA

Haradinaj për vizitën e Zaevit: Pavarësisht vështirësive, mund t’i thellojmë raportet dypalëshe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitën e nesërme të paralajmëruar të kryemistrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Kosovë, e vlerëson si një mundësi për të përmirësuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kosova dhe Maqedonia janë fqinjë, kanë nevojë për marrëdhënie të mira. Pa marrë parasysh vështirësitë që mund t’i kemi duhet të gjejmë mënyra për t’i thelluar marrëdhëniet. Besoj se kjo vizitë e nesërme dëshmon se mund të përmirërsohen shumë më shumë marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Komentet e kryeministrit kosovar mbi vizitën e homologut të tij maqedonas, vijnë pas vizitës së tij të shkollës “International Maarif Schools of Kosova” në Prizren, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja turke në Kosovë, Kıvılıcm Kılıç.

Vizitën e kryeminstrit Zaev në Kosovë e bëri të ditur vet kryeministri Haradinaj në rrjetet sociale, të cilën e vlerësoi si “shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të raporteve të Kosovës dhe Maqedonisë”.