` . Haradinaj për përgjimet e Zaev: Nuk janë risi, e dinim që është kundër lëvizjes së kufijve - TV-SHENJA

Haradinaj për përgjimet e Zaev: Nuk janë risi, e dinim që është kundër lëvizjes së kufijve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar çështjen e përgjimeve të fundit të Zoran Zaev i cili përmes telefonit ka biseduar me disa komedianë rusë.

Haradinaj tha se të gjithë e kanë shqetësim ndryshimin e territoreve ndaj dhe deklaratat e dëgjuara të Zoran Zaev nuk janë ndonjë risi, njofton Klan Kosova.

”Të gjithë e kanë shqetësim lëvizjen e kufijve. Këto nuk janë ndonjë risi. Ne kemi qenë në dijeni se Zoran Zaev është kundër ndryshimit të kufijve, kundër ndërrimit të territoreve apo ndarjes së Kosovës”.

”Është me rëndësi që Kosova ka kryer plot tema të brendshme, është ushtria Trepça që ja mundësojnë Kosovës konsolidimin e mëtejmë, por ajo që ka mbet është njohja reciproke. Është sakrificë për Kosovën kjo njohje pas tragjedisë që ka pësuar”.

”Serbia ka nevojë për tregun e Kosovës. Janë dy tema që kanë mbetur me u zgjidh, njohja e Kosovës dhe tregu i lirë. Kemi kërkuar një marrëveshje kornizë, për negociim të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova nuk ka nevojë të hyjë në dicka të paqartë”.

I pari i Qeverisë pohoi se ka tendenca që Kosova të ftohet në dialog vetëm për proces por kjo gjë është e papranueshme pasi ka vetëm dy tema të rëndësishme për të cilat Kosova do të dialogojë me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”Nuk kanë mbetur tema të tjera, duhet të jemi të vendosur. Ka plot tendenca që të na ftojnë vetëm në proces, por ne jemi që 20 vjet në proces dhe nuk po i shihet fundi këtij procesi. Ne duhet të jemi të durueshëm që kur të ulemi të ulemi për ata që është kryesorja, njohja”.

”Nëse durojmë qëndrojmë nëse nuk na dorëzojnë, sepse ka përpjekje me na ftu vetëm për proces. Jam kundër që Kosova të dorëzohet në këtë etapë dhe nuk pranojë asgjë të tillë sikurse skam pranuar të flitet për territoret”.