` . Haradinaj braktis takimin me ambasadorët e Quintit – TV-SHENJA

Haradinaj braktis takimin me ambasadorët e Quintit

Në takimin në mes kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ambasadorëve të Quint-it, kanë marrë pjesë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Merret vesh se Haradinaj është larguar nga takimi që po mbahej në Emerald në Prishtinë, ndërsa Limaj ka vazhduar të qëndrojë aty.

Mediat kosovare raportojnë se në këtë takim po merr pjesë edhe Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.