` . Hapja e negociatave, Rama: Nuk do të ndalem deri në plotësimin e çdo detyre - TV-SHENJA

Hapja e negociatave, Rama: Nuk do të ndalem deri në plotësimin e çdo detyre

Pas marrjes së PO-së nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Kreu i qeverisë tha se nuk do të ndalet deri në plotësimin e cdo detyre, derisa Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.

Edi Rama: Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të hyjmë dhe të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes në shtëpinë e BE, ku fëmijët tanë do të luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të mbarë Evropës dhe ku më në fund eshtrat e rilindësve do të prehen të qeta në varrezat e dëshmorëve të Evropës.  

Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh edhe flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit.

Por deri atje rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna për tu bërë është ende e madhe.