` . Han: Marrëveshja të pranohet pa prolongime – TV-SHENJA

Han: Marrëveshja të pranohet pa prolongime

Komisari i lartë për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian Johanes Han ka porositur që Marrëveshja për emrin të pranohet pa prolongime.

“Pasojat nga bojkoti i opozitës mund ta çojnë pas vendin në proceset zhvillimore”, ka porositur Han. Komisari i lartë i BE-së në një intervistë për Euroaktiv, ka shprehur dyshime se zgjedhjet e reja në Maqedoni do të mund të siguronin shumicë të dyfishtë. “Në mënurë plotësuese, durimi i Greqisë ka kufijtë e vetë. Athina deri më tani sillej në mënyrë konstruktive, por edhe ajo ka kalendarin e vet politik”, ka thënë mes tjerash Johanes Han.

Komisari i lartë ka shtuar se në shtigje të mesme, zgjedhjet e reja mund sjellin deri te prolongime të rrezikshme të procesit. Ajo ka thënë se nuk i ndihmon askuht, sepse nuk është e qartë nëse zgjedhjet do të sillnin shumicën e dy të tretave të nevojshme për të pranuar marrëveshjen për emrin.