` . Han kërkon angazhimin e BE-së në Ballkan - TV SHENJA

Han kërkon angazhimin e BE-së në Ballkan

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian hamendet në përkushtueshmërinë e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të angazhohet në këtë rajon.

Sipas tij, zgjerimi i BE-së, me të gjithë kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që Unioni kurdo qoftë e ka pasur, por ajo nuk është “drekë falas”.

“Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes. Kjo mund t’i rrezikojë modelet afariste të individëve”, porositi Hahn.

Hahn konkludoi se Unioni është “loja më e mirë në qytet”, por theksoi se të gjithë duhet të jenë të përgatitur që ta luajnë.

“Duhet të jemi më të mirë dhe më të fuqishëm në shfrytëzimin e fuqisë tonë të butë të tërheqjes. Nuk mund ta marrim si punë të mbaruar. Gravitacioni evropian mund të jetë fuqi e natyrës, por duhet në mënyrë inteligjente të sistemohet”, porositi Hahn./kp/

Postime të Ngjajshme