` . Hamilton triumfon në Rusi – TV-SHENJA

Hamilton triumfon në Rusi

Lewis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Sochi.

Piloti britanik, i cili u nis nga vendi i dytë, arriti ta mbyllë garën i pari, falë edhe një urdhri nga skuadra Mercedesit, që Valteri Bottasit t’i hapte udhë, transmeton tch.

Finlandezi u rendit në vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili nuk arriti të marrë më të mirën nga gara e Rusisë.

Kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit, piloti britanik i Mercedesit kryeson me 281 pikë, 40 më shumë sesa Vettel i Ferrarit.