` . Hamilton triumfon në Kanada, barazon rekordin e Michael Schumacherit - TV-SHENJA

Hamilton triumfon në Kanada, barazon rekordin e Michael Schumacherit

Lewis Hamilton ka barazuar rekordin e Michael Schumacher me 78 fitore, pas triumfit në Çmimin e Madh të Kanadasë.Britaniku faktikisht përfundoi në vendin e dytë, por pesë sekonda penalitet për Sebastian Vettel i dhuruan fitoren pilotit të Mercedes.Vettel doli nga pista dhe për pak sa nuk u përplas me Hamilton, i cili pretendoi se kundërshtari i tij kishte hyr në pistë në mënyrë të rrezikshme dhe FIA vendosi ta penalizonte gjermanin.

Në anën tjetër, piloti i Ferrari nuk mund ta besonte që nuk mori vendin e parë dhe kësisoj refuzoi intervistën pas ndeshjes, saqë fillimisht vendosi të mos dilte fare në podium por pas konsultimit me skuadrën bëri një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.Vendi i tretë i takoi Charles Leclerc, që kompletoi podumin, i ndjekur nga Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.Hamilton gjatë komunikimit në radio me skuadrën e tij pranoi se ‘’nuk e deshi fitoren në një mënyrë të tillë, megjithatë falënderoi stafin e tij’’.

Lewis Hamilton vazhdon të udhëheqë ranglistën botërore dhe është drejt titullit të gjashtë botëror. Ai ndiqet nga Bottas dhe Vettel në pozitat dy respektivisht tre.