` . Hamilton triumfon edhe në Japoni, Vettel tërhiqet në xhiron e 15 - TV-SHENJA

Hamilton triumfon edhe në Japoni, Vettel tërhiqet në xhiron e 15

Lewis Hamilton triumfoi mëngjesin e sotëm në pistën e Suzuka, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë, duke hipotekuar titullin kampion për vitin 2017 në Formula 1.

Piloti britanik i Mercedes ka përfituar edhe nga tërheqja e rivalit të tij kryesor për titull, Sebastian Vettel me Ferrari, që pas xhiros së 5-të u detyrua të hapë krahun, duke i thënë “lamtumirë” shanseve për titull.

Tashmë diferenca mes dy pilotëve është 59 pikë, shumë, me një Botëror që po shkon drejt fundit.

Në podium u ngjitën sot edhe dy pilotët e Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i dyti dhe Daniel Ricciardo i treti.

Pra, Hamilton mbyll garën në krye dhe hedh një hap të madh drejt titullit kampion, duke ndarë podiumin me Verstappen e Ricciardo.

Në zonën e pikëve, pas Raikkonen që e mbylli garën i pesti, u ngjitën edhe Ocon e Perez me Force India, Magnusen e Grossjean me Haas dhe Felipe Massa me Williams. /telesport/

Postime të Ngjajshme