` . HAMILTON SIGURON “POLE POSITION” NË MONAKO - TV-SHENJA

HAMILTON SIGURON “POLE POSITION” NË MONAKO

Luis Hamilton me Mercedes ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Monte Karlos, duke regjistruar kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 10 sekonda e 166 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit Valteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, ndërsa i treti u kualifikua Maks Verstapen me Red Bull. Zhgënjen sërish Ferrari, pasi Sebastian Fetel siguroi vetëm pozitën e katërt, ndërsa Sharles Leklerk u përjashtua nga sesioni i parë i kualifikimeve për shkak të një vlerësimi të gabuar të kohës së vendosur nga piloti, duke u pozicionuar i 16-ti. Gara për Çmimin e madh të Monakos do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:10.