` . Hamilton siguron “pole position” në Brazil - TV-SHENJA

Hamilton siguron “pole position” në Brazil

Luis Hamilton nuk e ka ndërmend të ndalet edhe pse e ka siguruar titullin e kampionit, ndërsa piloti britanik i Mercedesit sonte siguroi “pol posizhën” në pistën e Interlagosit, duke dhënë kohën rekord prej 1 minutë 7 sekonda e 128 të mijtat. Sebastian Fetel me Ferrari do të niset nga vendi i dytë, teksa Valteri Botas me Mercedes u rendit i treti. Kimi Raikonen me kokëkuqen e tij regjistroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas Maks Verstapenin me Red Bull. Top dhjetëshja e 10 pilotëve më të shpejtë kompletohet me Markus Erikson, Sharles Leklerk, Roman Grosjean, Pier Gasli dhe Kevin Magnusen. Gara për Çmimin e madh të Brazilit zhvillohet të dielën me fillim në orën 18:10. /SHENJA/