` . Hamilton niset i pari në Suzuka, zhgënjen Ferrari – TV-SHENJA

Hamilton niset i pari në Suzuka, zhgënjen Ferrari

Lewis Hamilton ishte protagonist absolut në Suzuka, kur regjistroi “pole position” e 80-të në karrierë. Piloti britanik i Mercedesit dominoi në kualifikuese, duke e përshkuar pistën me kohën më të mirë 1’27”760, vetëm 299 të mijtat më shpejt se shoku i tij skuadrës, Valttery Bottas,

Vendi i tretë në nisje i takon Max Verstappenit, që bëri më mirë se dy makinat Ferrari. Kualifikueset ishin për t’u harruar për Sebastian Vettel, që I mbylli me kohën e 9-të më të mirë, ndërsa Kimi Raikkonen arriti t’i limitonte dëmet, duke shënuar kohën e katërt më të mirë. Pozicioni i pestë në nisje për Romain Grosjean (Haas), që i parapriu Brendon Hartley-t (Toro Rosso).

Në vijën e katër të nisjes Pierre Gasly (Toro Rosso) dhe Esteban Ocon (Force India). Përkrah gjermanit të Ferrarit Vettel, në vijën e pestë do të jetë Sergio Perez (Force India).