` . Hamilton niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Spanjës - TV SHENJA

Hamilton niset i pari në garën për Çmimin e Madh të Spanjës

Luis Hamilton do të niset i pari nesër në garën për Çmimin e Madh të Spanjës. Hamilton me Mercedesin triumfoi në provat zyrtare, duke regjistruar kohën më të shpejtë 1 minutë e 19 sekonda e 49 të qindat, ndërsa pas vetës la Sebastian Fetelin e Ferrarit dhe Kimi Raikonenin. Në vend të katërt do të jetë Valteri Botas, ndërsa pas tij do të vijnë dy pilotët e skuderisë së Redbullit, Maks Verstapen dhe Daniel Rikiardo. Gara për Çmimin e Madh të Spanjës do të zhvillohet nesër me fillim në orën 14:00. Ndërkohë aktualisht në klasifikimin e përgjithshëm kryeson Feteli me 86 pikë, 13 më shumë se Hamiltoni që ndohet në vendin e dytë, ndëras në vend të tretë mbetet Botas.

Postime të Ngjajshme