` . Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë - TV-SHENJA

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë

Luis Hamilton me Mercedes ka bërë një hap para drejt rikonfirmimit kampion bote në Formula 1, pasi fitoi Çmimin e Madh të Rusisë duke e mbyllur garën me kohë 1 orë 33 minuta e 38 sekonda. Ferrari realizoi start perfekt, duke nxjerrë Fettelin në vend të parë dhe Leklerk në të dytin, ndërsa Hamiltoni mbeti i treti. Gjithsesi në vazhdim kishte tension mes dy pilotëve të Ferrarit, pasi Fettel refuzoi t’i hapte rrugë Leklerk, duke dalë jashtë planit dhe strategjisë së skuderisë. Ndërkohë në xhiron e 28-të Fettel tërhiqet nga gara për shkak të një problemi në motor, ndërsa Hamilton i rrëmben vendin e parë Leklerkut që zhvilloi dy pit stope, me britanikun që e kishte të thjeshtë të menaaxhojë garën, deri në vijën e finishit. Ndryshe në fund vendi i dytë i takoi pilotit tjetër të Mercedesit Valteri Bottas, ndërsa pozita e tretë shkoi për Sharles Leklerk me Ferrari.