` . Hamilton do të niset i pari në Kinë, thyen rekordin e Schumaherit – TV-SHENJA

Hamilton do të niset i pari në Kinë, thyen rekordin e Schumaherit

Piloti britanik në Formula 1, Lewis Hamilton, që garon me bolidin e Mercedesit, do të nisë garën e nesërme në Kinë, e dyta këtë sezon, nga “pole pozita” e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pistën ndërkombëtare në Shangaj, të gjatë 5.451 metra, sot është vozitur gara për “pole pozitën” më të mirë, për garën e Shpërblimit të Madh (SHM) kinez, në të cilën kohën më të mirë e regjistroi Hamiltoni, me çka arriti fitoren e gjashtë radhazi.

Pas fitores për “pole pozitën” në garën e parë këtë sezon për SHM të Australisë, sot në Shangaj, Hamillton arriti kohën 1.31.678, duke they rekordin e shtegut kinez, të cilin për 13 radhazi e mbajti gjermani legjendar Michael Schumacher.

Pozita e dytë i takoi pilotit gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel, me kohën 1.31.864, ndërsa i treti në Shangaj do të niset finlandezi Valtteri Bottas, gjithashtu i Mercedesit, me kohën kaluese 1.31.865.

Kështu duket renditja për garën e nesërme në bazë të rezultateve nga gara për “pole pozitën”, më të mirë.

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1.31.678

2. Sebastian Vettel (Ferrari) 1.31.864

3. Valtteri Bottas (Mercedes) 1.31.865