` . Hajdutët e maskuar plaçkisin bastoren në Shkup - TV-SHENJA

Hajdutët e maskuar plaçkisin bastoren në Shkup

Dy hajdutë të maskuar kanë grabitur bastoren sportive “Sport Life”, e cila gjendet në Rrugën “Tale Hristov” në Shkup.

Policia njoftoi se mbrëmë rreth orës 21:00, dy burra të maskuar të paidentifikuar të armatosur me një pistoletë, kryen grabitje, duke ushtruar presion mbi punonjësin , të cilit i morën rreth 30,000 denarë.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme