` . Hahn: Koha është për reforma dhe jo për zgjedhje të parakohshme (VIDEO) - TV-SHENJA

Hahn: Koha është për reforma dhe jo për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Kontesti për emrin nuk është i vetmi kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe pëqëndrimi tani e tutje duhet të jetë në reformat dhe jo në zgjedhjet e parakohshme, tha komisioneri i BE-së, Johannes Hahn në intervistë me korrespondentin e MIA-s në Bruksel. Vendimi për zgjedhje të parakohshme, thotë Hahn, është sovran, por “këshilla e tij përulur” është e “papërmbajtshme nga të gjitha këto idetë e tjera”.  Ai nuk pajtohet me perceptimin e disa personave të caktuar se tani është koha e mirë për zgjedhje të parakohshme, për shkak se, siç thekson ai “nuk ka shumë kohë deri në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian”.

Johanes Han, komisar i BE-së për zgjerim: Vendi duhet ta shfrytëzoj këtë moment shumë pozitiv të krijuar nga Marrëveshja e Prespës, sepse qëllimi ynë është që të merret vendimin në verë dhe me të vërtetë të hapen kapitujt e parë deri në fund të vitit. Dhe kjo mund të arrihet vetëm në qoftë se të gjithë me të vërtetë angazhohen për të bërë progresin e nevojshëm. Tani që çështja e emrit është në rrugën e duhur për t’u zgjidhur në sajë të përcaktimit të udhëheqësve dhe sjelljes së përgjegjshme të deputetëve që votuan për marrëveshjen, përpjekjet duhet të fokusohen në reformat, veçanërisht në sundimin e ligjit.

Megjithatë, siç tha Hahn, për Maqedoninë vendimi për hapjen e negociatave ende nuk është I garantuar, derisa nuk kryhen reformat e kërkuara nga BE qershorin e kaluar, sidomos reforma në shërbimet e inteligjencës, lufta kundër korrupsionit dhe reforma gjyqësore. Ai shpreson se zhvillimet e fundit në Greqi nuk do të kenë ndikim negativ në marrëveshjen e Prespës dhe është i bindur se marrëveshja do të kalojë nga pala greke. /SHENJA/