` . Hahn: 2018 do të jetë i rëndësishëm për për integrimin e Ballkanit Perëndimor – TV-SHENJA

Hahn: 2018 do të jetë i rëndësishëm për për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kështu deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin e Unionit, Johannes Hahn, në një fjalim në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP).

“2018-a do të jetë një vit i rëndësishëm dhe një mundësi për të zhvilluar më tej procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Hahn.

”Bashkimi Evropian ka nevojë për një rifillim të procesit të zgjerimit duke bindur vendet kandidate dhe ato anëtare se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve”, theksoi ai.

Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.

“Ne nuk e duam një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara”, deklaroi Hahn.

Pa dhënë hollësi, ai shtoi se KE do të njoftoj në shkurt për strategjinë për Ballkanin Perëndimor.