` . Gushti i nxehtë në Shkup, vjen Milani dhe Fenerbahçe - TV-SHENJA

Gushti i nxehtë në Shkup, vjen Milani dhe Fenerbahçe

Sot pasdite është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i ndeshjeve “Play-Off” të Ligës së Evropës, ndërsa skuadra tetovare, Shkëndija kishte fatin që për kundërshtarë të ketë një nga skuadrat më me trofe në Evropë, Milanin.
Skuadra kuqezi nga Tetova në këtë fazë ndeshjen e parë do ta luaj me 17 gusht në Shkup, ndërsa ajo e kthimit luhet me 24 gusht në “San Siro”.
Ndërkohë kampioni i Maqedonisë, Vardari që vazhdon gjithashtu garat në fazën e “Play-Off”-it, për kundërshtarë ka marrë gjigantin turk, ekipin e Fenerbahçes.

Postime të Ngjajshme