` . Guardiola dëshiron të bëhet trajner i një kombëtareje – TV-SHENJA

Guardiola dëshiron të bëhet trajner i një kombëtareje

Trajneri i klubit të Premier Ligës Angleze, Manchester City, Pep Guardiola, tha se dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje.

Guardiola duke folur në një program televiziv në Spanjë theksoi se që nga fillimi i karrierës së tij si trajner dëshiron të menaxhojë kombëtaren. “Nëse vjen një mundësi e tillë, mund të jem trajner i kombëtares dhe kjo do të ishte kënaqësi”, tha ai.

Lidhur me pyetjen nëse vallë do të jetë trajner i kombëtares së Argjentinës për të cilën ka pretendime se i është ofruar posti, Guardiola tha: “Jo, sigurisht që nuk është ajo. Por, do të doja të jetë një vend ku mund të mësoj gjuhë të re, një vend me një kulturë ndryshe”.

Ai gjithashtu tha se do të donte të përfundonte karrierën e tij në klubin ku ka nisur të luaj fuboll, në Barcelonë. /AA/