` . Grushta në NBA, Embiid e Towns përjashtohen nga loja - TV-SHENJA

Grushta në NBA, Embiid e Towns përjashtohen nga loja

Gjërat nuk po shkonin mirë për Minnesota Timberwolves të mërkurën në mbrëmje në Philadelphia kundër 76ers.

Ndërsa ishin duke u mposhtur 77-55 në çerekun e tretë të lojës, Wolves më pas humbën lojtarin e tyre më të mirë pasi shpërtheu një incident i madh.

Karl-Anthony Towns dhe Joel Embiid u përfshinë në grushta mes vete ndërsa 76ers vazhduan aksionin e tyre. Rezultati i kësaj ishte që të dy lojtarët u përjashtuan nga loja, përcjell lajmi.net.

Siç shihet fillimisht qendra e 76ers Embiid filloi provokimet, në të cilat ra Towns.

Në fund, 76ers triumfuan me rezultat 117-95 dhe mbeten ekipi i vetëm në Lindje që nuk kanë asnjë humbje.