` . Grupi i Kumanovës me një Deklaratë të përbashkët shpalosin kërkesat e tyre - TV-SHENJA

Grupi i Kumanovës me një Deklaratë të përbashkët shpalosin kërkesat e tyre

Grupi i Kumanovës kërkon hetim ndërkombëtar për rastin e tyre. Ata gjithashtu me një deklaratë të përbashkët, kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev të publikoj gjithçka që posedon lidhur me rastin e Lagjes së Trimave.
Ata gjithashtu kanë kritikuar se pas shumë zotimeve nga kjo qeveri për zbardhjen e rastit, nuk është bërë asgjë.
Grupi i Kumanovës në letrën thonë se janë të dëshpëruar nga fakti se trupi gjykues ka pranuar vetëm një dëshmitar, edhe pse sipas tyre ata kanë propozuar disa dëshmitarë krucial, raporton SHENJA.
“Kujt i pengon zbardhja e tërësishme e këtij rasti, përse kanë frikë politikanët shpirtprishur që të vinë dhe të ballafaqohen në gjykatë me bashkëluftëtarët e tyre? Neve, përmes deklarimeve tona kemi treguar arsyen e ardhjes këtu. Neve nuk i mërzitemi burgut, por nuk frikësohemi edhe nga vdekja. Mos implementimi i Marrëveshjes së Ohrit na sjelli këtu”, thuhet më tej në Deklaratën e përbashkët të Grupit të Kumanovës.