` . Grupi i Kumanovë gjykatëses: Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju jeni ardhacak - TV-SHENJA

Grupi i Kumanovë gjykatëses: Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju jeni ardhacak

Sot seanca për “Lagjen e Trimave”, në Gjykatën e Apelit në Shkup, ka filluar me një minutë heshtje për të rënët e grupit të Kumanovës, ndërsa më pas është shfaqur edhe revoltë nga ana e pjesëtarëve të grupit.
Ata nuk lejuan gjykatësen që të flet në gjuhën maqedonase.
‘Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju keni ardhacak këtu”, ka thënë Val Zekaj i Grupit të Kumanovës, duke mos lejuar Gjykatësen të flasë.
Atë e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të Grupit të cilët kanë marrë autorizimin avokateve dhe kanë lëshuar seancën.