Grupet palestineze kanë kritikuar projektrezolutën e sponsorizuar nga SHBA-të që dënon Lëvizjen palestineze të rezistencës Hamas, raporton AA.
Në një konferencë për media të mbajtur jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gaza, grupet palestineze kritikuar projektrezolutën për “etiketimin e rezistencës palestineze dhe luftën si terrorizëm”.
“Projektrezoluta e cila është e anshme ndaj okupimit (izraelit) ka për qëllim kriminalizimin e grupeve të rezistencës palestineze dhe stigmatizimin e tyre me ushtrimin e terrorizmit”, tha Yousri Darwish, një aktivist palestinez.
Darwish akuzoi administratën e SHBA-ve për përpjekje për të etiketuar qëndrueshmërinë palestineze me terrorizmin.
Ai paralajmëroi për “nisjen e një agresioni të ri izraelit kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës”, duke theksuar se projektrezoluta e SHBA-ve nëse do miratohej do të jepte dritë jeshile për sulmin izraelit.
Më tej, Darwish u kërkoi vendeve arabe dhe islamike mbështetje për çështjen palestineze.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të mblidhet sot për të votuar mbi projektrezolutën, e cila nëse miratohet do të dënojë Hamasin për “nxitje të dhunës” kundër Izraelit.