` . Gruevskit nuk i merret mandati, vetëm 59 deputetët votuan “Pro” – TV-SHENJA

Gruevskit nuk i merret mandati, vetëm 59 deputetët votuan “Pro”

Nikolla Gruevskit nuk do ti merret mandati. Kjo pasi në seancën e sotme parlamentare, nuk kishte vota të mjaftueshme me të cilat do të përmbushej kushti që ky propozim të kalojë. Në sallë gjendeshin 90 deputetë, por pro votuan më pak 59.
Për marrjen e mandatit kanë votuat vetëm 59 deputetë ndërsa 29 deputetë.
Tani Nikolla Gruevski nuk ka më rrezik nga Kuvendi, por vetëm nga Këshilli Penal i cili deri të hënën do të duhet të deklarohet nëse përfundimisht do ta dërgojë Gruevskin në burg. Dy ditë më parë, Komisioni për mandate i propozoi Kuvendit me pesë vota për, që tia marrë mandatit Gruevskit pasi është bërë i padenjë për ta ushtruar funksionin e deputetit. /SHENJA/