` . (VIDEO) Gruevski vazhdon të sillet si kryeministër! - TV-SHENJA

(VIDEO) Gruevski vazhdon të sillet si kryeministër!

Edhe pse kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë e Re, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, shfaqet në opinion duke vizituar ndërtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtesë e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”. I pyetur nga mediat nëse e din që më nuk është kryeministër  dhe a do të largohet nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Gruevski u shmang duke thënë se është i zënë me ngjarjen.

 “Kam ngjarje”, tha Gruevski.

Ish-kryeministri Gruevski, sot në radhë të parë u paraqit edhe në nënshkrimin e ndërtimit të Qendrës Klinike në Shkup, të cilën e nënshkroi funksionari tjetër nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, në pozitën e ministrit të shëndetësisë, por i cili njëkohësisht është edhe deputet. Për këtë arsye gazetarët e pyetën se në çfarë cilësie po e nënshkruan marrëveshjen në vlerë prej 71 milionë euro.

Në çfarë cilësie e nënshkruajte Marrëveshjen?

 “Në cilësinë e  zëvendëskryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë”, u përgjigj Todorov.

 I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së. Në konferencë për mediat, deputeti Petre Shilegov tha se Qendër të re Klinikë në Shkup do të ndërtojë Qeveria e re, duke punuar në procedurë transparente.

“Do të analizohen edhe procedurat përmes së cilave në momentin e fundit para transferimit të pushtetit, Todorov dhe bvashkëpunëtorët hyrën në marrëveshje për ndërtim të qendrës së re Klinike e cila duhet të ndërtohet në të ardhmen. Nuk do të prisnin që të bëhen opozitë që të nënshkruajnë marrëveshje për qendër të re Klinike, të cilën e premtuan në vitin 2012. Qeveria e r reformatore s’do ta kthejë konceptin e Qendrës së vetme klinike universitare”, ka thënë Shilegov nga LSDM.

Sipas Petre Shilegovit nga LSDM, politikanët e papërgjegjshëm në ikje, do ti nënshtrohen përgjegjësisë.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Gruevski vazhdon të sillet si kryeministër! by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme