` . Gruevski: PSP është zyrë e LSDM-së (VIDEO) - TV-SHENJA

Gruevski: PSP është zyrë e LSDM-së (VIDEO)

Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO DPMNE-së
-“VMRO DPMNE është sulmuar
-Qindra zyrtarë që bëjnë pjesë në organet e partisë VMRO DPMNE po përndiqen në mënyrë që të shkatërrohet partia
-Bëhet fjalë për proces politik e jo ligjor
-PSP është zyrë e LSDM-së”

Kështu iu kundërpërgjigj Nikolla Gruevski konferencës së Prokurorisë Speciale. Vazhdimisht duke viktimizuar partinë e tij dhe veten si persona që janë pre e një persekutimi politik.

“Si asnjëherë më parë në Republikën e Maqedonisë ose Evropës, po ndodhë një përndjekje klasike politike e kundërshtarëve politik..(03:15)Caku është VMRO DPMNE. Të gjitha rastet janë kundër VMRO-së. Thyerja e VMRO-së për ta dobësuar Maqedoninë. Do tu jap një porosi. Nuk do të arrini të na thyeni. Ne do të qëndrojmë në bedenin e shtetit”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski u kërcënua se partia e tij do të ndryshojë taktikën që gjoja deri tani e ka praktikar, duke lëshuar vazhdimisht pe.

“Nëse mendojnë se VMRO DPMNE do ti mbyllë sytë përballë kësaj, gabojnë. Konstruktiviteti që dikush e quante si lëshim pe ka mbaruar”, tha Gruevski.

Gruevski kujtoi se ekztistojnë edhe gjykatës dhe gazetar që po përndiqen penalisht, dhe kjo sipas tij është strategjia e LSDM-së për të eliminuar VMRO-në. Sipas tij, gjykatësit po frikësohen që të marrin vendime sikurse ka dirigjuar LSDM.

“Në këtë proces si në asnjë vend tjetër po sulmohen edhe gjykatës të cilët kanë marrë vendime të lira gjyqësore, si dhe anëtar të KSHZ-së, por edhe gazetar që i kanë monitoruar në mënyrë kritike. Qëllimi është që të frikësohen gjykatësit që duhet të marrin vendime sipas pëlqimit të LSDM-së dhe instrumentit të tyre PSP si dhe të frikësohen qytetarët dhe gazetarët”, tha Gruevski.

Sikurse në ditët e tij si kryeministër, Gruevski erdhi me gjysmë ore vonese nga koha e paralajmëruar për konferencën. Teksa lexonte vërehej se i dridheshin duart, dhe në fund nuk lejoi pyetje të gazetarëve pasi u larguar menjëherë sa mbaroi fjalimin. Vetëm antarësia e tij i jepte zemër me brohoritje dhe ovacione.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Gruevski: PSP është zyrë e LSDM-së by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme