` . Griezmann me dy golat e tij e dërgon Francën në finale - TV-SHENJA

Griezmann me dy golat e tij e dërgon Francën në finale

Padyshim që fati sonte ishte në anën e Francës, pasi përfaqësuesja gjermane dominoi gjatë gjithë ndeshjes deri në 70%, ndërsa francezët shënuan dy gola edhe atë përmes Antoine Griezmann.

Në minutëne fundit të pjesës së parë nga pika e bardhë, Griezmann shënoi golin e parë të takimit, pas një penaltie të shkaktuar nga Bastian Schëeinsteiger në 16 metërshin e Manuel Neuerit.

Djemtë e Joakim Lev kishin disa raste për kundërzbritje por nuk kishin fat që të rrezikojnë portën franceze dhe megjithë lojën rezituese të treguar në fushën e blertë ata nuk arritën të shënojnë golin e nderit në këtë ndeshje.

Antoine Griezmann padyshim heroi i përfaqësueses franceze, në minutën e 72-të të ndeshjes rriti epërsinë për Francën, duke shënuar edhe golin e dytë ndaj Gjermanisë dhe kështu mund të thuhet se e dërgoi Francën në finalen e madhe të “Euro 2016” ku e pret Portugalia.

Në këtë finale, Franca shihet si favorit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme