` . Greva sërish mbyll vendkalimin kufitar me Greqinë - TV-SHENJA

Greva sërish mbyll vendkalimin kufitar me Greqinë

Për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi kufitar “Mexhitlia” është ndërprerë tërësisht për hyrje dhe për dalje nga Greqia. Ndërprerja ka filluar në ora 10 dhe do të zgjasë deri në ora 15, ndërsa vazhdon nesër prej 18 deri në ora 23, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Sipas LAMM, për shkak kryerjes së punëve në rrugë me minimin e rrugës A2 Kërçovë-Ohër në pjesën mes Presekës – f. Vërbjan prej orës 13 deri në orën 15 sot komunikacioni do të ndërpritet në intervale prej 15 deri 20 minuta.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje,në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Postime të Ngjajshme