` . Greqi, grevë e përgjithshme 24 orëshe – TV-SHENJA

Greqi, grevë e përgjithshme 24 orëshe

Në Greqi sot ka filluar një grevë e përgjithshme 24 orëshe për shkak të masave të kursimit dhe reformave të paralajmëruara, raporton AA.

Shërbimet publike në mbarë vendin janë paralizuar nga greva, për shkak të cilës është ndaluar komunikacioni ajror dhe detar, janë mbyllur shkollat, ndërsa në spitale punon vetëm personeli i domosdoshëm.

Transporti publik do të funksionojë vetëm një kohë të caktuar gjatë ditës. Disa kompani ajrore tërësisht kanë ndërprerë punën, ndërsa të tjera do t’i bashkangjiten grevës për disa orë.

Sindikatat për të enjten thirrën grevë në shenjë proteste për masat e kursimit të cilat iu imponuan Greqisë si zëvendësim për ndarjen e pakos së tretë të ndihmave.

Punonjësit në këtë vend u goditën nga kriza financiare me të cilën Greqia përballet që nga viti 2010, gjatë të cilës mijëra prej tyre humbën vendet e punës.