` . Gratë shtatzëna do të lirohen përkohësisht nga burgjet në Britani të Madhe, për shkak të coronavirusit - TV-SHENJA

Gratë shtatzëna do të lirohen përkohësisht nga burgjet në Britani të Madhe, për shkak të coronavirusit

Gratë shtatzëna në burgun e Anglisë dhe Uellsit, të cilat nuk paraqesin rrezik të madh për publikun, do të lirohen përkohësisht brenda disa ditëve, për t’i mbrojtur ato dhe fëmijët e tyre të pa lindur nga ndonjë rrezik i mundshëm nga coronavirusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të burgosurat që plotësojnë të njëjtin vlerësim të rrezikut do të lirohen bashkë me fëmijët e tyre.

Guvernatorët e burgjeve do të jenë në gjendje t’i lirojnë me licencë të përkohshme të burgosurat shtatëzënë, pasi të kalojnë një vlerësim të rrezikut dhe të jetë identifikuar strehim i përshtatshëm për to.

Njoftimi erdhi pasi departamenti konfirmoi se numri i rasteve të konfirmuara nga Covid-19, në mesin e të burgosurve u rrit për 18 për qind në 24 orët e fundit me 65 raste në 23 burgje.

Raportohet se rreth 83,000 të burgosur gjenden në Angli dhe Uells nëpër 117 burgje. /Telegrafi/