` . Gostivar, gjendet i vdekur 53-vjeçari në shtëpinë e tij - TV SHENJA

Gostivar, gjendet i vdekur 53-vjeçari në shtëpinë e tij

Rreth orës 12:00 të ditës së djeshme është denoncuar se në fshatin  Galatë të Gostivarit në shtëpinë e tij  është gjetur i vdekur N.B (53), i cili ka jetuar vet.

Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, ndërsa hetim në vendngjarje kanë kryer ekip i Prokurorisë Publike dhe ekip i Stacionit Policor Gostivar.

Me urdhër të Prokurorit Publik do të bëhet obduksion i trupit.

Policia e Gostivarit po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

 

Postime të Ngjajshme