` . Görmez: Qabeja është drejtimi ynë i Kibles, jo vendi për përcaktimin e kohës - TV-SHENJA

Görmez: Qabeja është drejtimi ynë i Kibles, jo vendi për përcaktimin e kohës

Teksa disa vende islame duke përfshirë edhe Turqinë kanë hyrë dje në ditën e parë të Fitër Bajramit, disa të tjera kanë festuar sot ditën e parë të Fitër Bajramit.

Kryetari i Çështjeve fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Mehmet Görmez, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) pasi ka uruar festën e Bajramit për të gjithë botën islame dhe Turqinë, u shpreh që “mëshira e Allahut qoftë mbi personat që humbën jetën në aksidentin e rrëzimit të helikopterit” ditën e djeshme në qytetin Giresun të Turqisë.

Görmez, tha ndër të tjera se fatkeqësisht për vite me rradhë në të gjithë botën islame diskutohet çështja e fillimit të Ramazanit dhe kryerja e Bajrameve së bashku për muslimanët.

Duke vënë në dukje se deri më sot në lidhje me çështjen janë zhvilluar 7 kongrese të mëdha nga të cilat 2 prej tyre në Stamboll, Görmez u shpreh se në këto takime të gjithë dijetarët islamë kanë patur deklaratë të përbashkët. Görmez ndër të tjera ka shpjeguar se dijetarët islamë kanë vërejtur si të rëndësishme që muslimanët në të gjithë botën të bashkohen në një gëzim dhe se kanë pohuar që është i nevojshëm një kalendar që të jetë përgatitur më parë.

– Rëndësia e Kalendarit të Përbashkët

Görmez duke treguar se Kalendari i Përbashkët përbënë një domosdoshmëri për muslimanët, tha se kjo është për shkak se muslimanët nuk jetojnë vetëm në Arabi. “Qabeja është drejtimi ynë i Kibles, jo vendi për përcaktimin e kohës, vendi për përcaktimin e kohës është hëna, është qielli. Janë ajetet të vendosura nga Allahu në gjithësi. Gjendja e Qabes, Mesxhidi Nebevisë, qeverisja e pelegrinazhit në një vend, nuk nënkupton se duhet ti ndërrojmë ligjet dhe rregullat të vendosura në gjithësi nga Allahu”, tha Görmez.

“Ky debat është në lidhje me kuptimin e marrëdhënies mes ajeteve të librit të cilën Allahu ia ka dërguar njerëzve me ato të cilat i ka vendosur në gjithësi”, u shpreh ai.

– “E gjithë bota Islame e dëshiron këtë”
Görmez duke thënë se e gjithë bota Islame dëshiron unitet në kalendar, tha se veçanërisht muslimanët të cilët janë pakicë duke qarë dhe lutur kërkojnë që “Të shpëtohen nga kontradiktat”.

Görmez theksoi se gëzohen që muslimanët e Evropës janë në aleancë mes tyre, ku në kundërshtim me konfliktin në gjeografinë Islame janë duke i përgatitur kalendarët e tyre duke marrë parasysh të dhënat astronomike. Ai duke theksuar se një pjesë e madhe e muslimanëve të Ballkanit, Rusisë, Evropës dhe Azisë Qendrore janë duke vepruar së bashkë me Turqinë, tha se gjenden konflikte mes disa organizatave muslimane në Amerikë.

Görmez më tej theksoi se “Nuk mund të veprojmë duke e injoruar kalkulimin e vendosur të Allahit në diell dhe në hënë.”

“Rënia përsëri në konflikt nuk do të shkaktoj kurrë që ne të humbim shpresën tonë, përkundrazi do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona duke i rritur punimet që të gjithë muslimanët në tokë të nisin së bashku Ramazanin dhe Bajramin, dhe të menaxhojnë kohën”, u shpreh ryetari i Çështjeve fetare të Turqisë.

Postime të Ngjajshme