` . Goran Grujovski dënohet 1 vit e gjysmë burg – TV-SHENJA

Goran Grujovski dënohet 1 vit e gjysmë burg

Ish shefi i Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Gujovski është dënuar në mungesë me vetën 1 vit e gjashtë muaj burg efektiv, raporton Televizioni SHENJA. Gjykata vërtetoi akuzat ndaj tij për organiziminin dhe falsifikimin e provave, ku figuronte përgjimi ilegal.

Siç tha gjykatësja Lidija Petrovska, Grujovski e ka keqpërdorur autoritetin  dhe pushtetin e tij për të shkatërruar këto materiale zyrtare dhe ka ikur nga shteti dhe drejtësia dhe kjo ishte ishte rrethanë rënduese.  Por, si lehtësim, gjykata e ka marrë faktin se Grujovski është njeri familjar, i martuar dhe me fëmijë, ndërsa asnjëherë më parë nuk ka pasur dosje penale.

Ndërkohë, gjashtë administratoreve të tjera që akuzoheshin se kanë ndihmuar Grujovskit, që të gjitha u dënuan me disa muaj burg, por burgun nuk do ta mbajnë meqë janë liruar me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën penale për një vit, respektivisht njëra prej tyre deri në dy vjet. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/