` . Google i shndërron gjestet e duarve në të folur - TV-SHENJA

Google i shndërron gjestet e duarve në të folur

Google thotë se ia ka mundësuar smartphonëve që ta interpretojnë dhe “lexojnë me zë” gjuhën e shenjave.

Kompania e teknologjisë nuk ka bërë aplikacion të vetin, por ka publikuar algoritme, të cilat shpreson që zhvilluesit do t’i përdorin për t’i bërë aplikacionet e tyre.

Deri më tani ky lloj softueri ka punuar vetëm në PC.

Avokuesit nga komuniteti me probleme dëgjimi e kanë mirëpritur këtë veprim, por thonë se teknologjia mund të ketë probleme për t’i kuptuar plotësisht disa biseda.

Në një blog të AI, inxhinierët e hulumtimit të Google, Valentin Bazarevsky dhe Fan Zhang, thanë se qëllimi i teknologjisë së publikuar ishte të shërbente si “bazë për ta kuptuar gjuhën e shenjave”. Ajo u krijua në partneritet me kompaninë e softuerëve të imazheve MediaPipe.

“Jemi të ngazëllyer kur shohim se çfarë kanë zbuluar njerëzit. Nga ana jonë, ne do ta vazhdojmë hulumtimin tonë për ta bërë teknologjinë më të fortë dhe për ta stabilizuar përcjelljen, duke e rritur numrin e gjesteve që mund t’i detektojmë”, tha një zëdhënëse e Google për BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Google e pranon se ky është hapi i parë. Avokuesit thonë se një aplikacion që prodhonte audio vetëm nga sinjalet e duarve nuk do t’i detektonte dot shprehjet e fytyrës ose shpejtësinë e gjuhës së shenjave dhe këto mund ta ndryshojnë kuptimin e asaj që po diskutohet.

Gjithashtu, çdo rajonalizëm që ekziston në një zonë lokale nuk do të përfshihet.

Jesal Vishnuram, menaxheri i teknologjisë Action on Hearing Loss, thotë se iniciativa është një hap i parë i mirë për t’i dëgjuar njerëzit, por që ajo duhet të gërshetohet me aftësi të tjera.

“Nga këndvështrimi i një personi të shurdhër do të ishte më e dobishme të zhvillohej një softuer, i cili mund të sigurojë përkthime të automatizuara të tekstit ose audios në British Sign Language (BSL) për të ndihmuar në bisedat e përditshme dhe për ta zvogëluar izolimin në botën e dëgjimit”, tha ai.

Deri më tani, kur përpiqeni t’i gjurmoni duart në video, lakimi i gishtërinjve dhe lëvizjet e kyçeve i kanë fshehur pjesët e tjera të dorës. Ky i hutoi versionet e mëhershme të këtij lloj softueri.

Google e imponon një grafik në 21 pika në të gjithë gishtat, pëllëmbën dhe pjesën e pasme të dorës, duke e bërë më të lehtë ta kuptoni një sinjal dore nëse dora dhe krahu rrotullohen ose dy gishtat preken.

Ofruesit e tjerë të mëdhenj amerikanë të softuerëve kanë zhvilluar teknologji që janë dëshmuar se e lexojnë me zë gjuhën e shenjave në PC.

Vitin e kaluar, Microsofti u bashkua me Institutin Kombëtar Teknik për të Shurdhët për të përdorur kompjuterë desktop në klasa që ndihmuan studentët me aftësi të kufizuara të dëgjonin përmes një përkthyesi prezantimi.

Në një blog, studentët e përshkruan se më parë nuk i kishin dëgjuar disa nga ato që i kishin thënë profesorët e tyre sepse ata duhej të vazhdonin ta kthenin vëmendjen nga interpretuesit e gjuhës së shenjave në ato që shkruheshin në tabelë.

Por duke i prezantuar të gjitha informacionet e shikimit të paraqitura përmes një desktopi, problemi u zgjidh.

Në vendet e tjera në botë, inovatorët e kanë krijuar teknologjinë e tyre shtëpiake.

Një zhvillues 25-vjeçar në Kenia i ka ndërtuar një palë doreza haptike që e përkthejnë gjuhën e shenjave në një aplikacion Android, i cili e lexon me zë tekstin.

Roy Allela bëri doreza për mbesën e tij me dëmtim të dëgjimit, dhe inovacioni i tij kohët e fundit e fitoi një çmim nga Shoqata Amerikane e Inxhinierëve Mekanikë.