` . Google Play publikon listën e aplikacioneve, lojërave dhe filmave më të mirë për vitin 2019 - TV-SHENJA

Google Play publikon listën e aplikacioneve, lojërave dhe filmave më të mirë për vitin 2019

Derisa vitit kalendarik po i vie fundi, është koha për rikapitulime vjetore. Tani Google e ka publikuar listën Play Store’s Best of 2019, me përmbledhje të aplikacioneve, lojërave, filmave, serive dhe librave/audio-librave më të mirë, raportet 9to5google.

Votimi i Users’ Choice ishte i hapur nga 11 deri në 25 nëntor, ndërsa rezultatet janë si më poshtë (për Shtetet e Bashkuara):

Users’ Choice App: Video Editor – Glitch Video Effects
Users’ Choice Game: Call of Duty: Mobile
Users’ Choice Movie: Marvel Studios’ Avengers: Endgame
Users’ Choice Book: Scary Stories to Tell in the Dark

Image

Google gjithashtu zgjodhi “Best App”, dhe ai është Ablo – shërbimi që ju mundëson të krijoni miqësi në të gjithë botënm, shkruan KOHA Ditore. Është edhe koleksioni për Best Everyday Essentials, Apps for Personal Growth, Hodden Gems dhe Apps for Fun. Përveç kësaj, si loja më e mirë (Best Game) është shpallur Call of Duty: Mobile.