` . Google planifikon të investojë tre miliardë euro në Evropë - TV-SHENJA

Google planifikon të investojë tre miliardë euro në Evropë

Google planifikon të investojë tre miliardë euro në zgjerimin e qendrave të saj të të dhënave në të gjithë Evropën gjatë dy viteve të ardhshme.

Sundar Pichai, kreu i Google, tha se investimi i përgjithshëm i kompanisë në infrastrukturën e Internetit në Kontinentin e Vjetër që nga viti 2007 do të arrijë në 15 miliardë euro.

Pichai u takua me kryeministrin finlandez Anti Rinne të premten në Helsinki, duke theksuar se investimet do të gjenerojnë aktivitet ekonomik në rajon dhe do të mbështesin 13,000 vende pune me kohë të plotë në Bashkimin Evropian.

“Google është duke ndërmarrë një hap tjetër të madh duke bërë blerjen më të madhe të korporatave të energjisë së rinovueshme në histori. Paketa 1.600 megavat përfshin 18 kontrata të reja energjetike, dhjetë prej të cilave do të zbatohen në Evropë”, tha Pichai.