` . Google feston ditëlindjen e 21-të, ja si nisi - TV-SHENJA

Google feston ditëlindjen e 21-të, ja si nisi

Google po feston ditëlindjen e 21-të, dhe një Doodle “retro” është postuar në faqen e parë të shfletuesit.

Ajo tregon se si dukej një kompjuter tipik desktopi 21 vjet më parë, kur studentët e Stanford Larry Page dhe Sergey Brin, themeluesit e Google, botuan një shkrim të quajtur “Anatomia e një motori kërkimi të hipertekstualit të Internetit me përmasa të mëdha”.

Themeluesit e Google dolën me idenë që donin të ndërtonin një motor kërkimi që do të filtronte informacionet më të mira për termin e kërkimit. Ata së pari bënë një motor kërkimi për emrat për BackRub, dhe më pas vendosën të ndryshojnë emrin.

Emri vjen nga fjala gogool, që tregon numrin 10 në potencën e njëqindtë. Ata themeluan Google.com në 1997, dhe më pas, një vit më vonë, motori i kërkimit u zgjerua me të tjera degë.

Google Earth është një program që ofron një pamje 3D virtuale të sipërfaqes, hapësirës dhe detit të Tokës, dhe ekziston që nga viti 2001, dhe Google Maps, ose hartat e rrjetit dixhital, ekziston që nga 2005. Google Street View, nga ana tjetër, përfshin një shëtitje interaktive nëpër botë, që daton që nga viti 2007. /tesheshi.com/