` . Google Chrome do të parandalojë reklamat - TV SHENJA

Google Chrome do të parandalojë reklamat

Gjigandi i teknologjisë Google ka njoftuar se versioni i ri i programit shfletuesit Chrome që do të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të parandalojë reklamat në internet, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga Google theksohet se në versionin e ri të Chrome do të mund të bllokohen muzikat dhe pamjet që nisin të shfaqen në mënyrë automatike, duke dalë përballë me reklama në faqet e internetit që vizitojnë përdoruesit.

Ndërsa në anën tjetër është tërhequr vëmendja se një pjesë e madhe e poseduesve të faqeve të internetit financojnë punët e tyre me të ardhurat nga reklamat, ku dhe Google për të filtruar reklamat do të kërkojë pagesë dhe se do të marrë 10 përqind të kësaj pagese.

Sipas kësaj përdoruesit për të parë plotësisht pa reklama faqet e internetit që vizitojnë do të paguajnë një tarifë të vogël, dhe në rast se nuk paguajnë në faqet e internetit do të tregohen vetëm reklamat që zbatojnë disa standarde të përcaktuara.

Në deklaratë ndër të tjera informohet se Google i është bashkuar shoqërisë “Coalition for Better Ads” që synon të formojë një standard më të mirë për reklamat në internet dhe se nuk do t’i tregohen përdoruesit reklamat të cilat nuk janë sipas standardeve.

Theksohet se Google duke i filtruar nuk do t’iu tregojë përdoruesve reklamat që nuk plotësojnë disa kritere të caktuara, ndërsa nuk do të shfaqet asnjë reklamë për përdoruesit nga faqet që tejkalojnë një numër të caktuar filtrimesh.

Ndër të tjera është njoftuar se versioni i ri Chrome do të ofrohet për përdorim të kompjuterëve dhe pajisjeve mobile.

 

Postime të Ngjajshme