` . Golf 1 si raketë - TV-SHENJA

Golf 1 si raketë

Kompania e DMK Motoring ka bërë disa riparime në një golf i cili do ju mahnitë. Kur shihet nga larg, ai duket më shumë si një Golf 1 i rregullt. Volkswagen Golf 1 ka një fuqi masive duke prodhuar 815 kuaj fuqi (600 kilovat), kjo kompania është krenare që ka nxjerr një golf shumë të fuqishëm.

Zemra dhe shpirti i këtij golfi fle në një motor 2,0  16V, motor me katër cilindra të pajisur me një turbocharger Garrett GTX42, që tërë fuqinë e dërgon në një sistem 4MOTION.

Nëse jeni kurioz rreth shpenzimeve, BBM Motorsport thotë konvertimin i një Golf 1 i  rregullt  në një përbindësh prej 815 kuaj fuqi, ka një kosto kogja të lartë tërë ky ndryshim ka kushtuar prej 60 deri në 80.000 euro. /Lajmi/

Postime të Ngjajshme