` . Golden State Warriors shpallet kampion në NBA - TV SHENJA

Golden State Warriors shpallet kampion në NBA

Golden State Warriors ka arritur që të shpallet kampion i NBA pas fitores në ndeshjen e pestë ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 129-120.

Titulli i kampionit të NBA u vendos pas pesë ndeshjeve falë një dominimi të jashtëzakonshëm nga skuadra kaliforniane dhe performance fantastike të Kevin Durant.

Durant në ndeshjen e pestë shkëlqeu me 39 pikë, pasuar nga Stephen Curry me 34 pikë dhe Draymond Green me double-double prej 10 pikë e 12 kërcimesh.

LeBron James nga ana tjetër u mundua me 41 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime, por kjo nuk mjaftoi pasi Kevin Love dështoi me vetëm 6 pikë e 10 kërcime.

Me këtë fitore Golden State Warriors shpallet kampion për herë të dytë brenda tri vitesh.

 

Postime të Ngjajshme