` . Golden State turpërohet nga Dallasi, humbasin edhe Boston e Philadelphia - TV-SHENJA

Golden State turpërohet nga Dallasi, humbasin edhe Boston e Philadelphia

Surpriza në takimet e luajtura në NBA. Kampionët e Golden State u mundën 126-91 nga Dallasi në fushën e tyre, një nga ndeshjet më të dobëta këtë sezon të skuadrës së Warriors (mungoi Stephen Curry). Duranti realizoi 25 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për ekipin teksan Donqiq realizoi një “triple double”, me 23 pikë 11 rebound e 10 asistime (Nowitzki 21 pikë).

Në sekondat e fundit fiton Atlanta, 129-127 ndaj Philadelphias, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fundin e saj. Ndeshje e mirë e Young, që realizoi 32 pikë e 11 asistime, mbështetur edhe nga Prince me 23 pikë, ndërsa për Philadelphia nuk mjaftuan 27 pikët e 12 rebound të Embiid për të evituar humbjen, raporton “Telesport”.
Humbet edhe Bostoni, që u ndal 124-117 nga Charlotte, takim i dominuar nga teksant shumicën e kohës, por që gabuan në fund. Walkeri ishte shënuesi më i mirë, me 36 pikë e 11 rebound, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Irving për Celtics. Utah Jazz, falë 21 pikëve të Gobert, mundi 114-83 Chicago, ndërsa Portlandi mposhti 117-112 Detroitin falë 28 pikëve të Lillard.

Rezultatet

Charlotte – Boston 124-117
Washington – Miami 108-113
Atlanta – Philadelphia 129-127
Chicago – Utah Jazz 83-114
Memphis – Minnesota 99-112
Golden State – Dallas 91-126
Portland – Detroit 117-112
Sacramento – Phoenix 112-103