` . Golden State refuzon festën me presidentin Tramp - TV-SHENJA

Golden State refuzon festën me presidentin Tramp

Kampionët e posashpallur të NBA-së Golden Stejti kanë refuzuar ftesën e presidentit Donalld Tramp në ”Shtëpinë e Bardhë” për të festuar triumfin në finale. Skuadra ngë Oaklandi e drejtuar nga trajneri Stiv Kerr që nga momenti kur Tramp i fitoi zgjedhjet në SHBA, vendosi të refuzonte ftesën e presidentit në rast së shpalleshin kampion . Përveç trajnerit  Kerr, edhe basketbollistët kanë  kundërshtuar e  dekretin e Trampit me të cilin ndalonte hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ”Varriorsat” e fituan titullin e dytë në 3 sezonet e fundit duke triumfuar ndaj Klivlendit në finale me rezultat të përgjithshëm në 4:1.

Postime të Ngjajshme