` . Gjykata Supreme debaton: Të pranohen apo jo si dëshmi bisedat e përgjuara?! - TV-SHENJA

Gjykata Supreme debaton: Të pranohen apo jo si dëshmi bisedat e përgjuara?!

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë njoftoi se sot në vazhdim të Seancës së përgjithshme, do të shqyrtohet referati sipas pyetjes juridike “Se nëse dëshmitë të cilat janë përfituar në mënyrë joligjore mund të përdoren si dëshmi në procedurë gjyqësore”.

Javën e kaluar kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski në takim me gazetarët tha se konsideron se bisedat e përgjuara ilegalisht nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi, por vetëm si indikacion për ekzistim të veprës penale.

“Puna e PSP-së është që t’i analizojë bisedat dhe të sigurojë dëshmi konkrete që pastaj të mund t’i akuzojë personat e përgjuar për vepër penale”, tha Vangellovski.

Paralajmëroi se në seancën në të cilën do të debatohet për këtë çështje do të thirret edhe gjykatësja e deri paradokohshme në Gjykatën për të drejta të njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova Trajkovska.

Postime të Ngjajshme