` . Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes në rastin e Almirit për mospranimin e ekspertizave (Video) - TV-SHENJA

Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes në rastin e Almirit për mospranimin e ekspertizave (Video)

Gjykata Themelore e Kumanovës nuk e pranoi propozimin e palës së dëmtuar në rastin e Almirit, që në rigjykim të mos pranohen ekspertizat neuropsikiatrike dhe ajo teknike pasi që ekspertët nuk kanë pasur licencë valide gjatë kohës kur e kanë kryer ekspertizën, raporton Tv SHENJA.

Të njëjtin propozim e kishte dhënë edhe Gjykata e Apelit, kur vendosi që rastin ta kthej në rigjykim. Gjykatësja u arsyetua me faktin se ekspertët Branisllav Stefanovski, Zoja Babinkostova dhe Stoinko Zllatkovski janë gjetur në listën e regjistrit të eksperteve të Ministrisë së Drejtësisë. Kurse prokurorja Suzana Kusigerska, tha se ato kërkesën për ekspertizë e kanë bërë në institucionet kompetente, që janë Qendra Universitare për Psikiatri dhe Byroja për Ekspertiza Gjyqësore dhe nga ana e institucioneve janë përgjedhur ekspertët që do të punonin ekspertizat. Për këtë arsye nuk e sheh të arsyeshme që ekspertizat të mos pranohen.

Gjykata e Kumanovës nuk pranoi as propozimin që seanca kryesore të mos mbahet, derisa të merret vendim nga Apeli që kjo lëndë të mos vazhdoj të gjykohet në Kumanovë, por të transferohet në Gjykatën e Shkupit, por as ajo kërksesë nuk u pranua, pasi gjykatësja Maja Denkoska konstatoi se nuk ka bazë ligjore që seanca të shtyhet deri në marrjen e vendimit.

Avokati i familjes Aliu Asmir Alispahiq kishte dërguar kërkesë te gjykata e shkallës së dytë, që lënda e Almirit të mos gjykohet në Kumanovë dhe për të njëjtën Apeli ende nuk ka marrë vendim. Emine Ismaili /SHENJA/